Në repartin e Gjinekologjisë në QKUK para pesë ditësh kanë lindur gjithsej 14 foshnje. Këto foshnje të lindura më 29 shkurt do ta festojnë ditëlindjen e tyre çdo 4 vjet.
Drejtori i repartit të Gjinekolgjisë, Jakup Ismajli për Gazetën Sinjali ka thënë se në 29 shkurtin e vitit 2020 kanë lindur 5 foshnje të gjinisë mashkullore dhe 9 janë të gjinisë femërore.
“Më 29 shkurt kanë lindur 14 gra shtatzëna prej tyre 5 meshkuj dhe 9 femra”, ka thënë Ismajli.
Në krahasim me vitin 2016, nataliteti në Kosovë për datën 29 shkurt të 2020 ka pasur ulje.
Rreth katër milionë njerëz janë të lindur në ditën e fundit të shkurtit. Kjo është e barabartë me rreth 0,0686% e popullsisë së tokës. Zakonisht ata festojnë ditëlindjen e tyre një ditë më parë ose një ditë pas, pra më 28 shkurt apo më 1 mars.
Më datën 29 shkurt të vitit 2016 kishin lindur gjithsej 21 foshnje. Kësisoj kishin lindur 7 foshnje më shumë në krahasim me vitin 2020.
Numri i lindjeve të vajzave për datën 29 shkurt të viteve 2016 dhe 2017 është më i madh se ai i djemve.
“Në vitin 2016 kanë lindur 20 gra shtatzëna prej tyre 10 meshkuj dhe 11 femra, njëra ka lindur bineq”, thotë Ismajli për Gazetën Sinjali.
Në Librin e Ginisit është historia e familjes norvegjeze e cila është e lidhur në mënyrë të veçantë me këtë datë. Tre nga fëmijët e tyre kanë lindur më 29 shkurt të viteve të ndryshme.
“Viti i brishtë” siç quhet ndryshe ka një ditë më shumë në çdo katër vite, të shtuar në fund të muajt shkurt dhe kjo për shkak të mungesës së sinkronizimit mes sistemit diellor dhe kalendarit Gregorian të përdorur në pjesën më të madhe të botës.
Një rrotullim i plotë i Tokës rreth Diellit zgjat saktësisht 365.2422 ditë, por në kalendarin Gregorian viti ka 365 ditë. Prandaj, “viti i brishtë” është shtuar për të mbajtur orën dhe kalendarin në sinkronizim me Tokën dhe stinët e saj.
Kjo datë është e veçantë pasi nevojiten 4 vjet që të përsëritet data e 29 shkurtit./Gazeta Sinjali/