image Vdiq punëtori i RTK-së, Nazmi Jetullahu

Sociale

Vdiq punëtori i RTK-së, Nazmi Jetullahu

news image

Ka vdekur sot Nazmi Jetullahu, punëtor në televizionin publik të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Trim Jetullahu, përmes një postimi në Facebook ku ka njoftuar edhe për kohën kur do të varroset.

Me pikëllim të thellë njoftoj miq dhe familjarë, se sot me datën 21 Mars 2021, ka ndërru jetë babai im Nazmi Jetullahu.  Varrimi bëhet nesër më 22.03.2021 në ora 12:00 (në kohën e drekës) në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan)”, shkroi Jetullahu.

Nazmi Jetullahu ka punuar në arkivin e RTK-së. /Gazeta Sinjali/