image Vdiq presidenti i parë pas pavarësisë në Zimbabvesë

Botë

Botë/ Vdiq presidenti i parë pas pavarësisë në Zimbabvesë

news image

Ai ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare Robert Mugabe, presidenti i parë pas pavarësisë në Zimbabve, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Ai vdiq pas problemeve shëndetësore që kishte, konfirmoi familja e tij.

Mugabe u rrëzua nga pushteti pas një grushtshteti ushtarak në nëntor 2017, duke i dhënë fund mbretërimit të tij prej tre dekadësh.

Ai u lind më 21 shkurt 1924, në Rodezia. Ish -presidenti ishte burgosur për më shumë se një dekadë pa gjyq pasi kritikoi qeverinë e Rodezisë në vitin 1964. Më 1973, ndërsa ishte ende në burg, Mugabe u zgjodh si President i Bashkimit Kombëtar Afrikan të Zimbabve për të cilin ishte anëtar themelues.