image "Vdiq në lulen e rinisë", familjarët njoftojnë për 39-vjeçarin që u vra në Bon Vivant

Siguri

“Vdiq në lulen e rinisë”, familjarët njoftojnë për 39-vjeçarin që u vra në Bon Vivant

news image

Prishtina u trondit mbrëmjen e 4 gushtit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve. Në këtë rast ka mbetur pa shenja jete Kastriot Ramadani, ndërsa 17 të tjerë janë lënduar si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit, kurse 7 prej tyre janë plagosur, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka deklaruar se konflikti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Për vdekjen e 39-vjeçarit kanë njoftuar familjarët e të ndjerit të cilët deklarojnë se detajet rreth ceremonisë së varrimit do të jepen më vonë.

“Njoftim mortor Ju njoftojmë se mbrëmë humbi jetën tragjikikisht bashkëfshatari ynë, Kastriot Shefqet Ramadani.

Per kohen e vorrimit ju njoftojmë me kohë. Në emer te fshatit Zabel i Ulët, familjes Ramadani iu shprehim ngushllime per humbjen e antarit te tyre në lulen e rinisë”, thuhet në njoftimin mortor.

/GazetaSinjali/