image Vdiq legjenda e futbollit Beckenbauer

Futboll

Vdiq legjenda e futbollit Beckenbauer

news image

Legjenda e futbollit Franz Beckenbauer ka vdekur të dielën në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e Beckenbauerit të hënën.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë i qetë të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, është thënë në njoftimin e familjes.

Beckenbauer gëzoi një karrierë të gjatë në futboll edhe si lojtar, edhe si menaxher pasi kaloi në sistemin e të rinjve të Bayern Mynih në vitin 1964.

Ai luajti për ekipin bavarez, në qytetin ku lindi, për 13 vjet duke fituar trofe të panumërt.

Mbrojtësi bavarez është më i njohur për bëmat e tij me ekipin e tij kombëtar dhe ishte pjesë e skuadrës së Gjermanisë Perëndimore që fitoi Kupën e Botës në 1974.

/GazetaSinjali/