image Vdiq ish-ushtari i UÇK-së

Kosovë

Njoftim/ Vdiq ish-ushtari i UÇK-së

news image

Ka vdekur Xhavit Gashi, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Brigada “Ahmet Kaçiku”.

Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga Veteranët e Luftës të Ferizajt.

“Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i ditëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Xhavit Gashi”, thuhet në njoftim.

Sipas veteranëve, varrimi i të ndjerit bëhet sot, datë 08.04.2020, në orën 13:00, në varrezat e reja të Ferizajt./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ovluckferizaj/photos/a.1780136392225015/2583223781916268/?type=3&theater