image Ndërron jetë ish-kryetari i Velipojës që u qëllua me armë zjarri në Shkodër

Shqipëri

Ndërron jetë ish-kryetari i Velipojës që u qëllua me armë zjarri në Shkodër

news image

Ish-deputeti dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

Ujka u plagos me armë zjarri me silenciator sonte rreth orës 19:00. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur lulishtja e Universitetit.

Autorët pasi kanë qëlluar tashmë të ndjerin Pashko Ujka më pas janë larguar në drejtim të panjohur, raporton Tch.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve./GazetaSinjali/