Ka vdekur në moshën 70-vjeçare, aktori i njohur Rasim Thaçi, i njohur si Cima, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e aktorit.
Ai ka disa ditë që ishte infektuar nga COVID-19 dhe ishte i shtrirë në Klinikën infektive.
Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike. /Gazeta Sinjali/