image Vdesin dy persona e lëndohen dy fëmijë në një aksident të rëndë në Podujevë

Siguri

Vdesin dy persona e lëndohen dy fëmijë në një aksident të rëndë në Podujevë

news image

Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy fëmijë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prishtinë – Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:40 dhe janë përfshirë një veturë me targa të huaja dhe një autobus.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, derisa të lënduar kanë mbetur dy fëmijë.

“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e  viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër,  35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

/GazetaSinjali/