image Lajm i kobshëm, vdesin 6 të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

Kosovë

Lajm i kobshëm, vdesin 6 të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se sot deri në orën 17:00 kanë përfunduar me vdekje gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive ka vdekur një pacient, në atë të Pulmologjisë dy dhe në Mjekësinë Sportive tre.

Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese./Gazeta Sinjali/