image Vdesin 3 të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

Vdesin 3 të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

news image

Gjatë ditës së sotme kanë vdekur 3 persona nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes një njoftimi në Facebook.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 205 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 61 persona nga virusi COVID-19. /Gazeta Sinjali/