image Vdes zyrtari i LDK-së dhe bashkëpunëtori i Agim Veliut, Isa Mustafa shpreh ngushëllime

Kosovë

Vdes zyrtari i LDK-së dhe bashkëpunëtori i Agim Veliut, Isa Mustafa shpreh ngushëllime

news image

Sot ka vdekur Hazir Raçi, anëtar e veprimtar i kahmotshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëri nga bashkënëtorët e nënkryetarit të kësaj partie, Agim Veliut.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllimet dhe pikëllimin e tij, ashtu siç ka bërë edhe nënkryetari i këtij subjekti politik, Agim Veliu, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës dhe veprimtarit të LDK-së, Hazir Raçi. Hazir Raçi ishte një prej themeluesve të Degës së LDK-së në Podujevë, njeri i urtë e punëtor, me virtyte të larta njerëzore”, ka thënë Mustafa.

“LDK-ja dhe gjithë Podujeva i është mirënjohëse për kontributin e tij në arsim, në LDK dhe për çështjen kombëtare. Ai me misionin e tij fisnik prej mësimdhënësit, mbetet udhërrëfyes për gjeneratat që ua dha dijen dhe edukimin. Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë, strukturat e LDK-së në Podujevë dhe të gjithë qytetarët. Në emrin tim dhe në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Raçi, miqve, kolegëve, të gjitha strukturave të LDK-së në Podujevë dhe të gjithë qytetarëve”, ka shtuar kreu i LDK-së.

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/photos/a.1612934832351120/2538492833128644/?type=3&theater

Edhe nënkrytari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se e ka marrë me dhimbje lajmin për vdekjen e Raçit.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit tim të ditëve të para, veprimtarit e funksionarit të LDK-së dhe të çështjes kombëtare, kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës, profesorit të shquar llapjan Hazir Raçi”, ka shkruar Veliu.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raçi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, për humbjen e familjarit të përkushtuar, kolegut e mikut të shkëlqyer dhe njeriut të urtë e punëtor, siç ishte profesori. I përjetahëm kujtimi për profesor Raçin!”, ka shtuar ai. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/AgimVeliu/photos/a.734363766710647/1715657418581272/?type=3&theater