image Vdes tragjikisht në Slloveni një 35-vjeçar nga Suhareka

Sociale

Vdes tragjikisht në Slloveni një 35-vjeçar nga Suhareka

news image

Një 35-vjeçar nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës ka vdekur tragjikisht në Slloveni.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar një familjar i përmes një shkrimi emocionues, ku ka treguar se në kohën kur bashkëshortja e tij po priste vizën para ambasadës që t’i bashkohej atij, i ndjeri ishte zënë nga një copë betoni në vendin e punës dhe ka mbetur i vdekur.

”Dje, më 16 qershor, në momentin kur gruaja jote po priste para ambasadës për ta marrë vizën, e për t’u bashkuar me ty. Ti, në vendin e punës, u godite nga një copë betoni dhe mbete i vdekur në vend. Sa e dhimbshme! Sa e padrejtë!”, ka shkruar familjari i tij në rrjetin social Facebook.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë nga familjari i viktimës./Gazeta Sinjali/