image Vdes Toni Morrison, fituese e çmimit Nobel

Botë

Vdes Toni Morrison, fituese e çmimit Nobel

news image

Autorja amerikane, fituese e çmimit Nobel Toni Morrison ka vdekur në moshën 88 vjeçare.

Familja e saj konfirmoi “me trishtim të thellë” se Morrison kishte vdekur “pas një sëmundjeje të shkurtër”.

Morrison është autore e 11 romaneve, ndërsa çmimin Nobel për Letërsi e fitoi në vitin 1993, pasi kishte botuar romanin e saj të parë, The Bluest Eye, në vitin 1970.

Libri i saj i vitit 1987 “Beloved” tregoi historinë e një gruaje skllave të arratisur dhe më pas u interpretua edhe një film ku luante Oprah Winfrey në 1998.