image Vdes stomatologu 61-vjeçar nga Peja

Shëndetësi

Vdes stomatologu 61-vjeçar nga Peja

news image

Ka vdekur stomatologu 61-vjeçar, Dardan Nikqi nga Peja, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci, i cili tha se Nikqi nuk ka qenë i infektuar me koronavirus.

“Jo nuk ka qenë i infektuar me koronavirus, por ka vdekur nga një sëmundje tjetër që e ka përcjellur për disa vite”, tha Loci.

Loci përmes një postimi në Facebook tha se stomatologjia pejane dhe kosovare sot humbi një prej pionierëve të saj më të devotshëm të ditëve të para./Gazeta Sinjali/