Sot ka ndërruar jetë shefi i Zyrës së Prokurimit në QKUK, Gazmend Rushiti.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media të SHSKUK-së, ku njoftohet se i ndjeri Gazmend Rushiti do të varroset sot në orën 12:00.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e shefit të Zyrës së prokurimit në QKUK, Gazmend Rushiti.
Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet sot (e diele), në ora 12:00, në fshatin Rashincë të Shtimes.
SHSKUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së tij./Gazeta Sinjali/