image Vdes reperi legjendar DMX, kishte performuar edhe në Prishtinë

Muzikë

Vdes reperi legjendar DMX, kishte performuar edhe në Prishtinë

news image

Reperi i njohur si DMX ka vdekur, ka njoftuar familja e tij përmes një deklarate. Ai ishte 50 vjeç, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i lindjes së Earl Simmons, vdiq në moshën 50 vjeçare në Spitalin White Plains me familjen e tij në krah, pasi mori ndihmë mjekësore ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Artisti ishte shtruar në spital që nga java e kaluar kur pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij në New York, sipas avokatit të tij të vjetër, Murray Richman, shkruan CNN.

DMX (Dark Man X) filloi të bënte rep në fillim të viteve 1990 dhe lëshoi albumin e tij debutues, “It’s Dark and Hell Is Hot”, në 1998.

DMX kishte performuar edhe në Prishtinë në vitin 2013. /Gazeta Sinjali/