Profesori univeristar dhe njohësi i të drejtës, Riza Smaka, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi u konfirmua nga anëtarë të familjes së tij, përmes njoftimeve në Facebook.
“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Dajë Riza Smaka”, ka shkruar një familjare.
Profesori i njohur ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011.
Smaka ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës, në vitin 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu Provimin e Jurisprudencës, ku magjistroi më (1979) dhe doktoroi (1987).
Veç statusit si profesor universitar, Smaka ka ushtruar edhe shumë funksione të tjera të larta shtetërore.