image Vdes, pasi bie nga karroca

Shqipëri

Vdes, pasi bie nga karroca

news image

F. L. 58 vjeç, ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit, pasi në lëvizje e sipër me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, rreth orës 07:15 të mëngjesit në fshatin Frakull e Vogël. Policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. /Gazeta Sinjali/