Një punëtor ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes së një skeleje, ku ishin duke punuar për rikonstruksionin e një pallati.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën e Elbasanit.
Pas rrëzimit, dy nga punëtorët u dërguan në spitalin e Traumës. Ndërsa, dy të tjerë mbetën nën rrënojat e skelës, ku pas disa minutave njëri u nxorr i pajetë./Sinjali/