image Vdes një person në QKUK, u rrah me grushte në kokë në një parking në Ferizaj

Siguri

Vdes një person në QKUK, u rrah me grushte në kokë në një parking në Ferizaj

news image

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë 45 minuta pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë, ai ka vdekur pasi që nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që kishte pësuar nga një rrahje me grushte nga një i dyshuar.

Policia bën të ditur se 50-vjeçari ishte përleshur dje rreth orës 15:30 me një person, në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Për motive ende të panjohura i dyshuari  ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar  50 vjeçar) i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njëjti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pas marrjes së ndihmës së parë në QKUK, rreth orës 00:45 minuta mjekët kanë konstatuar se 50-vjeçari ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkaq hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për  arrestimin e personit të dyshuar, i cili është i njohur për policinë./Gazeta Sinjali/