image Vdes një person në Podujevë derisa po prente dru në pyll

Sinjalizime

Vdes një person në Podujevë derisa po prente dru në pyll

news image

Një person ka vdekur në fshatin Sllatinë të Podujevës, pasi ishte lënduar derisa ishte duke prerë dru në pyll.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rrethanat e lëndimit ende nuk dihen.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe nga Policia e Kosovës.

“Me datë 04.10.2020 në fsh. Sllatinë – Podujevë, viktima mashkull kosovar derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar, si pasojë e lëndimeve i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Gazeta Sinjali/