image Vdes një person në Malishevë nga ethet hemorragjike

Shëndetësi

Vdes një person në Malishevë nga ethet hemorragjike

news image

Një person nga Komuna e Malishevës ka vdekur mbrëmë si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Për gjashtë vite me radhë në Komunën e Malishevës, nuk ka pasur raste të vdekjeve me EHKK, ndërsa për pesë vite radhazi nuk ka pasur as raste të infeksionit.

Vdekjen e personit me iniciale I.B. (1976) e ka konfirmuar drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, edhe pse i prekur me EHKK, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen.

Lidhur me rastin sot është mbajtur një takim urgjent i shtabit komunal për EHKK, si dhe çështja është trajtuar edhe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. /Gazeta Sinjali/