image Vdes një person në Lipjan, dyshohet se nuk i është dhënë ndihma mjekësore

Siguri

Vdes një person në Lipjan, dyshohet se nuk i është dhënë ndihma mjekësore

news image

Një person raportohet se ka ndërruar jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan, për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore.

Lajmin e ka bërë të ditur asambleisti i VV-së në Lipjan, Alban Salihu, përmes një postimi në Facebook, i cili ka treguar se ky person kishte pritur më shumë se 1 orë për trajtim.

“Posa u njoftuam se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka vdekur një person nga sulmi në zemër, i cili kishte pritur mbi 1 orë pa iu ofruar ndihmë e pa u trajtuar, sepse nuk ishte asnjë mjek, kurse pajisjet nuk punonin as në ambulantë e as në emergjencë”, ka treguar Salihu.

Po ashtu, Salihu ka kërkuar nga organet e Prokurorisë të merren me këtë rast. /GazetaSinjali/