Një person ka vdekur nga një aksident i rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Arllat të Drenasit.
Po ashtu edhe një person tjetër ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.
“Më datën 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dalur njësitet përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitet kompetente për trajtim të mëtejme të rastit”, tha Rexhepi./Gazeta Sinjali/