image Vdes një person gjatë një aksidenti të djeshëm në Kosovë

Trafiku/ Vdes një person gjatë një aksidenti të djeshëm në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar gjithsej 33 aksidente trafiku. Në mesin e këtyre aksidenteve ishte dhe një me fatalitet, 14 me persona të lënduar dhe 18 të tjerë me dëme material.

Përgjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 176 tiketa trafiku.

Duhet përkujtuar se që nga data 15 nëntor të gjithë shoferët kanë për obligim të kenë pajisjet dimërore, në të kundërtën mund të gjobiten./Gazeta Sinjali/