image Vdes një pacient në Klinikën Infektive, kishte shkuar për t'u testuar për koronavirus

Kosovë

QKUK/ Vdes një pacient në Klinikën Infektive, kishte shkuar për t’u testuar për koronavirus

news image

Një pacient i pranuar sot rreth orës 16:00 në Klinikën Infektive në Prishitnë ka vdekur vetëm gjysmë ore më vonë.

Infektologu Nderim Hasani ka bërë të ditur se pacienti ishte nga Mitrovica dhe ishte 83 vjeç.

Sipas Hasanit, të ndjerit i janë dërguar mostrat për testim për COVID-19 për të parë nëse ishte i prekur nga koronavirusi.

Në mesin e 5 rasteve të cilat Klinika i ka pranuar në orët e pasdites, e që pritet të testohen, është edhe një shtatëzënë nga Mitrovica, por e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar Hasani.