image Vdes një minator në Leposaviq, prokuroria e cilëson të dyshimtë

Sociale

Vdes një minator në Leposaviq, prokuroria e cilëson të dyshimtë

news image

Një minator ka vdekur në vendin e tij të punës në minierën Crnac të Leposaviqit, transmeton Gazeta Sinjali.

B.C (1962), minator serb nga Kosova vdiq dje në rrethana akoma të pasqaruara gjatë punës në horizontin e tetë, në korridorin numër 801 / A në këtë minierë, ka konfirmuar për Kossev zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, togeri Branislav Radoviq.

Sipas Radoviq, minatori fillimisht kishte pësuar lëndime të rënda kurse nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve edhe pas dërgimit në ambulancën e Qendrës Shëndetësore në Leposaviq.

Prokurori e ka cilësuar çështjen si një vdekje të dyshimtë për tani, derisa të përcaktohen rrethanat.

Hetimi është duke vazhduar. /Gazeta Sinjali/