image Vdes një i burgosur, viktima është nga ky qytet

Kosovë

Burgu i Dubravës/ Vdes një i burgosur, viktima është nga ky qytet

news image

Një person me incialet F.I, 23 vjeçar nga Vushtrria i cili ishte i dënuar është gjetur mbrëmë pa shenja jete një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

I ndjeri, në vuatje të dënimit në Burgun e Dubravës ishte nga data 9 janar 2019.

“Në mbrëmje, përkatësisht në ora 20:15 të datës 5.09.2019 është sjellur urgjentisht në Stacionarin e QK në Dubravë F.I. nga stafi mjekësor dhe sigurimi.ndërkaq në ora 20.45 kontastohet se nuk ka shenja jete”, thuhet në një njoftim të KMDLNj-së.

Sipas KMDLNj-së, gjatë qëndrimit në Burgun në Dubravës është vizituar nga psikiologu, psikiatri, pulmologu, stomatologu dhe mjekët e tjerë me ç’rast ka deklaruar se e mendon vetvarjen prandaj është vendosur nën përcjellje permanente. Atij i është përshkruar terapia antidepresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e burgut të Dubravës.

“KMDLNj thellësisht është shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vujatjes së dënimit dhe kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria”, thuhet në reagimin e tyre.

KMDLNj kërkon hetime të shpejta të Prokurorisë së shtetit në mënyrë që të mësohen arsyet e mundshme që mund të kenë ndikuar në vdekjen e dyshimtë të burgosurit F.I./ Sinjali/