image Vdes një i burgosur në Kosovë, ishte i dënuar për krime lufte kundër civilëve

Siguri

Vdes një i burgosur në Kosovë, ishte i dënuar për krime lufte kundër civilëve

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00, në Klinikën e Pulmologjisë në ShSKUK, ka vdekur një i burgosur me inicialet S.B., 61-vjçar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas ShKK-së, i burgosuri që nga fillimi është pranuar me diagnozë hipertension arterial, për të cilën është trajtuar dhe ka pas kontrolle të rregullta tek mjeku i qendrës, tek kardiologu dhe vizita të tjera specialistike.

Pas keqësimit të gjendjes, më datë 5 të këtij muaji, me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në ShSKUK dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë.

Përkundër përpjekjeve dhe trajtimit shëndetësor të vazhdueshëm, i burgosuri ka ndërruar jetë.

“I njëjti ishte i dënuar me dhjetë vite burgim për veprën penale “Krime lufte kundër civilëve” dhe po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/