Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka vdekur një i burgosur me inicialet R.S, në Klinikën e Neurologjisë.
Sipas SHKK-së, i njëjti gjatë mbajtjes së dënimit, është diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut.
“Për trajtim më të mirë dhe më adekuat, që nga 08. 04.2021, i burgosuri ka qenë i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK për trajtim të pasojave të dhëna nga metastazat e tumorit, tërë kohen në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë.
Përkundër angazhimit adekuat të personelit mjekësor të këtyre klinikave, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet dhe si pasojë i burgosuri ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.