image Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, vdes një 82 vjeçare

Kosovë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, vdes një 82 vjeçare

news image

Një grua, 82 vjeçare ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK.

“Sot, më 06.08.2020 rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident). Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan (në fshatin Mramor). Njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafiku i janë përgjigjur njoftimit. Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK. Mësohet se një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi./Gazeta Sinjali/