Një 75-vjeçar ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit në Plazhin e Vjetër në Vlorë.
Sipas njoftimit të Policisë viktima ka qenë 75-vjeçari ka qenë duke bërë plazh i vetëm.
“Në orën 09:45, në lagjen ‘1 Maji’ Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A. D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm. Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Gazeta Sinjali/