image Vdes një 21-vjeçare nga koronavirusi në Shqipëri

Shqipëri

Vdes një 21-vjeçare nga koronavirusi në Shqipëri

news image

Një 21-vjeçare e cila ka rezultuar pozitive me koronavirus, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë përmes një njoftimi për media.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21-vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19. Gjendja e saj u rëndua në mënyrë të menjëhershme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë. Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49-vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana, të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, me gjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. ./Gazeta Sinjali/