image Vdes një 17-vjeçar në Vlorë, u godit nga vinçi

Rajon

Vdes një 17-vjeçar në Vlorë, u godit nga vinçi

news image

Një i ri ka humbur jetën në qytetin e Vlorës pasi u godit nga një mjeti i rëndë vinç, i cili ishte duke punuar në zonën e Kalasë.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima rreth 17 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Ende nuk dihet identiteti i tij.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen./Gazeta Sinjali/