Një 17-vjeçar ka vdekur sot si pasojë e infektimit me COVID-19 në Elbasan, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas mediave shqiptare, nuk dihet ende nëse viktima ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo, ndërsa raportohet se vdekja e tij është një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë.
Mësohet se adoleshenti ndodhej prej një jave i intubuar në Infektivë, kurse nuk ka detaje nga ana e Spitalit se pse gjendja e tij ka qenë kaq e rënduar, pavarësisht moshës së re.
Po ashtu, sipas burimeve të mediave në Shqipëri, edhe një 30-vjeçare që ishte shtatzënë ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19 në Elbasan.
Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar.
Pavarësisht ndërhyrjes për të hequr fëmijën, i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk ka mundur që të mbijetojë, për shkak të komplikimeve që ka shfaqur pas infektimit./Gazeta Sinjali/