image Vdes nga koronavirusi ish-volejbollistja shqiptare

Sporte të tjera

Vdes nga koronavirusi ish-volejbollistja shqiptare

news image

Janë katër persona që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Shqipëri, dy prej tyre për fat të keq në një moshë të re, dy gra 57-vjeçare nga Shkodra e Dibra.

Një prej tyre është Gonxhe Rexhepi, ish volejbolliste e klubit të Vllaznisë së Shkodrës, e cila nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin me gjithë përpjekjet e mjekëve.

Dy personat e tjerë që humbën jetën janë një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana./Gazeta Sinjali/