Profesori i gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, Naser Beqiri, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar faqja zyrtare e shkollës duke e cilësuar të ndjerin si një njeri pozitiv dhe i dashur për të gjithë.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Me dhimbje të madhe morem lajmin qe pas nje beteje te madhe me virusin vrases Covid-19 nderroi jete profesori i nderuar Naser Beqiri.
Ne që e njohëm do ta mbajmë mend si njeri pozitiv dhe i dashur.
Humbja është e madhe për kolektivin tonë. Ngushëllime të gjithëve atyre që e njohën, qoftë i përjetshëm kujtimi per të.