image Vdes nga COVID-19 gazetarja shqiptare, Anila Dushi

Shqipëri

Vdes nga COVID-19 gazetarja shqiptare, Anila Dushi

news image

Një tjetër gazetare e humbi betejën me COVID-19. Gazetarja e mirënjohur nga Shkodra, Anila Dushi nuk arriti ta fitojë këtë luftë me virusin, transmeton Sinjali.

Dushi është një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri me një karrierë të pasur, ku ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare, raporton TopChannel.

Kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti dha njoftimin në Facebook duke shkruar:

“Covidi na mori një nga gazetaret që përveç një kolege e mike e mirë u kthye në një “nënë” të dytë me këshillat që i jepte çdo kolegu gazetarë .Pothuajse i gjithë brezi i ri gazetarëve në Shkodër u rrit në kompjuterin Tënd. Në atë kompjuter gjenden fotot e gazetarëve që kur ishin “fëmijë” e derisa u bënë me fëmijë. E vështirë për këdo t’i thotë lamtumirë Anila Dushit”. /Gazeta Sinjali/