image Vdes në QKUK, nuk i përballoi lëndimeve të marra nga aksidenti që ndodhi ditë më parë

Siguri

Vdes në QKUK, nuk i përballoi lëndimeve të marra nga aksidenti që ndodhi ditë më parë

news image

Dje ka vdekur një mashkull i cili ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra në një aksident, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai kishte marrë lëndime në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Pejë, që kishte ndodhur më datë 16.11.2020, ndërsa si pasojë ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa Sinjali përmes burimeve brenda QKUK-së mëson se dje fatkeqësisht i njëjti edhe ka ndërruar jetë.

/Gazeta Sinjali/