image Vdes në QKUK motoçiklisti që u godit dy muaj më parë nga një kamion në Prishtinë

Sinjalizime

Vdes në QKUK motoçiklisti që u godit dy muaj më parë nga një kamion në Prishtinë

news image

Një motoçiklist ka ndërruar jetë dje, gati dy muaj pasi që u godit nga një kamion në rrugën “Xhelajdin Rekaliu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë bërë të ditur se në momentin e vdekjes, ai ishte duke u trajtuar në repartin intensiv.

Këto burime kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i motoçiklistit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kujtojmë që tani viktima ishte goditur nga kamioni më 7 shtator të këtij viti, rreth orës 16:00 dhe për shkak të lëndimeve të marra ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Për këtë rast, policia kishte arrestuar shoferin e kamionit, i cili me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/