image Vdes në QKUK 58-vjeçarja që u plagos aksidentalisht në Podujevë

Sociale

Vdes në QKUK 58-vjeçarja që u plagos aksidentalisht në Podujevë

news image

Një 58-vjeçare me iniciale Sh.Zh., nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra aksidentalisht në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë, dy ditë më parë, duke ndërruar jetë në QKUK, aty ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur se trupi i pajetë i gruas është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Gazeta Sinjali pati raportuar se për këtë rast policia ka arrestuar dy persona, një 62-vjeçar me inicialet N. Zh., dhe një 23-vjeçar me iniciale M.Zh., të cilët dyshohet se kanë qenë të implikuar direkt në këtë rast./Gazeta Sinjali/