Një lajm i trishtë ka tronditur komunitetin e minatorëve të Trepçës dhe familjen e madhe të këtij sektori. Në moshën vetëm 36-vjeçare, Rexhep Pllana, minator në flotacionin e Ndërmarrjes Trepça në Stan-Tërg, ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sindikatat e Pavarura të Minatorëve të Trepçës kanë konfirmuar humbjen dhe kanë shprehur ngushëllime të thella për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe anëtarit tonë të çmuar, Rexhep Pllana. Humbëm jo vetëm një punëtor të përkushtuar, por edhe një njeri të ndershëm që la gjurmë në mesin tonë,” thuhet në reagim.
Sindikatat i kanë shprehur solidaritet familjes Pllana dhe gjithë bashkëpunëtorëve: “Ngushëllime të sinqerta familjes Pllana, kolegëve të Stan-Tërgut dhe gjithë minatorëve të Trepçës. Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!