Ka vdekur në moshë të re anëtari i Nismës Socialdemokrate, Luan Bajra nga fshati Panorc i Malishevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Me këtë rast, Limaj u ka shprehur ngushëllime familjes Bajra, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Luanin.
“I trishtë lajmi për vdekjen e të riut, Luan Bajra nga fshati Panorc i Malishevës. Familjes Bajra, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Luanit. Familja Bajra ka humbur një djalë me vlera të larta njerëzore, ndërsa Nisma një anëtar të devotshëm”, ka shkruar ndër të tjera i pari i Nismës Socialdemokrate./Gazeta Sinjali/