image Vdes në mënyrë misterioze rep-artistja e njohur

Muzikë

Tragjike/ Vdes në mënyrë misterioze rep-artistja e njohur

news image

Ka vdekur në mënyrë misterioze në moshën 21-vjeçare rep-artistja e njohur amerikane, Lexii Alijai.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjare e artistes përmes rrjeteve sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Nuk kam fjalë! Kushërira ime e bukur, me kaq shumë talent dhe një shpirt unik Lexii. Ishte shumë shpejt“, citohet të ketë shkruar kushërira e reperes, teksa që në faqen e saj kanë vërshuar mesazhet e ngushëllimit.

Për vdekjen e Lexiit ka reaguar edhe këngëtarja e njohur me famë botërore Kehlani.

Vijoj të shkruaj e të fshij. Ti e dije se çfarë ishe për mua, të gjithë e dinin… Ishe gati të merrje gjithçka për të cilën flisje…”, ka shkruar ndër të tjera Kehlani në Twitter.

Ende nuk është bërë e ditur për publikun arsyeja e vdekjes së 21-vjeçares.

Kujtojmë se Lexii Alijai u bë e njohur për publikun falë bashkëpunimeve me artistët si: Khelani dhe Drake./Gazeta Sinjali/