Jerry Jeff Walker, këngëtar dhe kompozitor i muzikës ‘country’, i njohur për hitin “Mr. Bojangles”, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.
Vdekja e Walker u konfirmua për Fox News të shtunën nga ish-zëdhënësi i tij, John T. Davis.
Davis tha se Jerry vdiq të premten pas një beteje me kancerin e fytit dhe sëmundjeve të lidhura ‘për disa vjet’.
Ai ishte i njohur më së shumti për “Mr. Bojangles”, të cilin e shkroi pasi u takua me një interpretues në New Orleans në 1965, sipas një nekrologjie të marrë nga Fox News.
Familja e tij ka vendosur të mos bëjë një deklaratë në këtë kohë, ka thënë ish-zëdhënësi i tij.
“Mr. Bojangles” është regjistruar dhe interpretuar nga një numër i madh muzikor, duke përfshirë Bob Dylan, Harry Belafonte, King Curtis, Dolly Parton, Nitty Gritty Dirt Band dhe Nina Simone.
Walker filloi të krijonte muzikë si adoleshent para se të bashkohej me Gardën Kombëtare pasi mbaroi shkollën e mesme. Ylli i ‘country’ gjithashtu jetoi në Florida Keys dhe në New Orleans, ku mori emrin e tij artistik.
Jerry Jeff ka lënë pas gruan e tij prej 46 vjetësh, Susan Walker, një djalë, Django dhe një vajzë, Jessie. /Gazeta Sinjali/