Ka ndërruar jetë laboranti mjekësor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës, Fahredin Mustafa.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi ku thuhet se “gjatë punës së tij, Fahredini shërbeu me përkushtim të madh dhe profesionalizëm, duke ofruar shumë shërbime për pacientet e shtrira në këtë klinikë.
“Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe”, përfundon njoftimi i SHSKUK-së.