image Vdes këmbësori i cili u aksidentua para një jave në Podujevë

Kosovë

Policia/ Vdes këmbësori i cili u aksidentua para një jave në Podujevë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili një javë më parë është lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Sibovc, të Podujevës.

“Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull K/Shqiptar –këmbësor i lënduar rëndë nga dita e aksidentit e deri më sot gjendej në repartin inteziv në QKUK-së Prishtinë.  Më datë 15.11.2019 rreth orës 18:25 është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka vdekur në QKUK-së”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./Gazeta Sinjali/