image Vdes katërvjeçarja e aksidentuar në Podujevë

Kosovë

Vdes katërvjeçarja e aksidentuar në Podujevë

news image

Ka ndërruar jetë A.Rr 4 vjeçare e aksidentuar sot në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë. E mitura ishte në cilësinë e këmbësores, raporton Sinjali.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’i përballoj plagët e mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, njofton policia, transmeton Sinjali.

Ngasësi i automjetit Golf,  P. A,  mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh.

“Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor”, tha policia.

Për shtatë muaj në Kosovë (janar-korrik 2019), në aksidente të rënda trafiku, në cilësinë e shoferëve, pasagjerëve dhe këmbësorëve, kanë vdekur 56 persona. Nga 8.191 aksidente sa ndodhën gjatë kësaj kohe, janë lënduar mbi 6 mijë persona, raporton Sinjali.

Policia e Kosovës vazhsimisht po bën apel për kujdes në komunikacion/Sinjali/