Ka vdekur sot ish-zyrtari i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Shkumbin Bicaj, bënë të ditur të afërmit e tij.
Sipas njoftimit të familjarëve të Bicajt, ai ka vdekur nga një sëmundje e shkurtër.
“Njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë e shokët se sot, më 19.11.2021, pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Shkumbin M. Bicaj. Varrimi i të ndjerit bëhet më 20.11.2021, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 15:00”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi, e pamja do të mbahet 3 ditë, nga dita e diel, në hotelin “Grand”, nga ora 09:00 deri në 14:00. /GazetaSinjali/